Kronikë

Aksident komunikacioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Descriptive Text

Rreth orës 11:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve.

Sipas fotografive të dërguara nga vendi i ngjarjes, konstatohet se të përfshira në këtë aksident të ndodhur në pjesën e Malishevës, kanë qenë një veturë me targa të Shqipërisë, si dhe një kombibus.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë rast.

Ende nuk ka asgjë zyrtare.

Image
Image