Kronikë

Kosovari gjendet i vdekur në “Mercedesin” e tij në Shkup

Një burrë i moshës së shtyrë sot është gjetur i vdekur në Shkup në veturë të llojit Mercedes me targa kosovare.

Ai është gjetur i vdekur para pikë pagesës rrugore Petrovec, afër aeroportit të Shkupit.

Rasti në polici është paraqitur në ora 4 e 15 minuta të mëngjesit nga Shërbimi i Urgjencës, shkruan Gazeta Lajm. Policia ka dalë në teren dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 60 vjeçarin me iniciale SH.N. nga Kosova.

Po ndërmerren masa për zbulimin e shkaqeve për vdekjen e tij.