Kronikë

Rrahje për pronë në Gjilan

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nga i dyshuar është konfiskuar një pushkë gjuetie ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.