Kronikë

Vdes një sirian në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar për një “vdekje të dyshimtë” të ndodhur dje në orën 14:40 në Prishtinë.

“Një mashkull, shtetas i Sirisë, gjersa ishte në një lokal, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.