Kronikë

Për 13 muaj asnjë seancë për gjykimin e Lushtakut për keqpërdorim të 6 milionë eurove

As pas 13 muajsh, Sami Lushtakut nuk i është mundësuar paraqitja në gjykatë për t`u përballur me akuzat për keqpërdorim të 6 milionë eurove në një tender të KEK-ut.

Ai dhe gjashtë të akuzuarit e tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare e mashtrim nuk janë paraqitur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për shkak se avokatët e disa prej të akuzuarve i kanë kërkuar Gjykatës që ta shtyjë seancën, shkruan sot Koha Ditore.

Krejt kjo, me arsyetimin se janë angazhuar paraprakisht në raste të tjera gjyqësore. Kanë thënë se Gjykata nuk i ka pyetur kur ka vendosur ta caktojë seancën për 2 qershor.

Prej prillit të vitit të kaluar asnjë seancë nuk është caktuar te rasti i KEK-ut. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.