Kronikë

Sekuestrohen në Vlorë 140 kilogramë kanabis dhe dy gomone

Descriptive Text

Një operacion nga toka dhe ajri i policisë së Vlorës, asaj kufirare, Delta Force, Guardia di Finanza dhe policisë së Fierit, ka sekuestruar një sasi prej 140 kilogramësh kanabis sativa dhe dy gomone.

Gjatë kontrolleve të ushtruara më fshatrat e lumit Vjosë dhe përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Himarë dhe Sarandë deri në malet e Delvinës në fshatin Vergo, ku edhe janë gjetur 140 kilogramë lëndë narkotike kanabis Sativa.

Gjatë këtyre kontrolleve janë asgjësuar edhe 70 bimë narkotik të llojit kanabis sativa me lartësi 10 cm deri në 15 cm.

Ndërkohë në fshatin Pish-Poro, përgjatë lumit të Vjosës, janë sekuestruar edhe dy gomone të cilat dyshohen se do të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike.

Hetimet vazhdojnë për arrestimin e personave përgjegjës për këto veprime kriminale.

Image