Kronikë

Dy të ndaluar për tentim vjedhje, rrahje dhe posedim droge

Në rrugën “Ilaz Kodra”, Prishtinë, dje janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj /Shqiptarë.

Ata, thotë kumtesa, kanë tentuar të vjedhin një veturë, si dhe kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.