Kronikë

Policia ndalon 81 persona që s’respektuan masat e Qeverisë lidhur me koronavirusin

Policia e Kosovës ka vazhduar në ndaljen e personave të cilët nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Sipas raportit të Policisë, në 24 orët e fundit, në disa nga komunat e Kosovës janë ndaluar 81 persona në 31 raste të ndryshme për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, raporton KOHA.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës me 35 të ndaluar, Gjakova me 31, Peja me 7 dhe komunat tjera me numër më të vogël të të ndaluarve.

Prijnë rastet e ndalimit të personave që nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.