Kronikë

Rrah familjarët e tij, arrestohet

Është arrestuar një burrë në Ferizaj, pasi ka rrahur me një mjet të fortë familjarët e tij, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:50, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë familjarët e tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.