Kronikë

Në Prishtinë konfiskohen mbi 23 kilogramë substanca narkotike, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të substancave narkotike. Kurse janë konfiskuar mbi 23 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit, pas një hetimi rreth një mujor me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën ‘’Kristofer Kristoforidhi’’ në Prishtinë, Policia ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

Personat e arrestuar janë G.S (1989) dhe M.S. (1983).

“Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar, 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1 kg e 185.8 gram), 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram, 1, 685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar, 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21kg e 910 gram, 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram, 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

Policia thotë se të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.