Kronikë

Kanosje me armë në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një person në Mitrovicë është arrestuar e pastaj është liruar pasi ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar.

Sipas njoftimit nga Policia i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.