Kronikë

I dërgon foto intime, një femër e shantazhon duke i kërkuar 5500 euro

Descriptive Text

Në Mitrovicë një burrë i ka dërguar foto intime një të panjohurës përmes rrjeteve sociale, e kjo e fundit e ka shantazhuar duke i kërkuar 5500 euro për mos publikimin e tyre.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 13:15, transmeton Koha.net.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se pas një kontakti përmes rrjetit social me një femër të pa njohur, i njëjti kishte shkëmbyer disa foto intime dhe më pas e dyshuara e kishte shantazhuar, duke kërkuar 5500 euro, për të mos i publikuar fotot”, thotë PK.

Policia shton se rasti është duke u hetuar.