Kronikë

Arrestohet shtetasi serb që tentoi t’i ikte policisë në Kamenicë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë pasi nuk përfilli urdhrat e zyrtarëve policorë ka tentuar t’u ik atyre me veturë.

“I njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe nuk ishte ndaluar në pikë kontrolli. I dyshuari në ikje e sipër me veturën e ti ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të PK-së. Policia ka arrit ta ndalojë të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.