Kronikë

Therje me gërshërë në Kaçanik shkaku i mosmarrëveshjes në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi së bashku me dy të tjerë kanë therur me gërshërë një person shkaku i mosmarrëveshjeve në Facebook.

Viktima pas tretmanit mjekësor në Han të Elezit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.