Kronikë

Arrestohen aktivistë të AAK-së të cilët po realizonin aksion simbolik kundër heqjes së taksës

Foto: EO

Janë arrestuar disa aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ata ishin duke realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka thënë se e dënon ashpër një veprim të tillë, raporton Koha.net.

Sot gjatë ditës, aktivistë të AAK-së kanë vendosur para Qeverisë një arkivol me disa nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti.