Kronikë

Një person në Prishtinë sulmon fizikisht dy policë

Foto: Koha / Ilustrim

Një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit ai ishte arrestuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit, ndërkaq derisa ishte në stacion policor ka sulmuar dy policë të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore me ç ‘rast kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ishte gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 4.7 gram.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .