Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për mashtrim në votime

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për mashtrim në votime.

Sipas Policisë personi i kërkuar është Astrit (Muhamet) Rexhaj i lindur më 15. 10.1985 në Tomoc të Istogut.

Ai është i akuzuar për një rast për veprën penale “Mashtrim në votime”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com