Kronikë

Dy të lënduar rëndë nga një aksident në rrugën Prishtinë Podujevë

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti.

Sipas njoftimit nga Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, vozitësi i njërës veturë dhe pasagjeri i tij –viktima mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.