Kronikë

Golfit 5 i vidhen rrotat në Prishtinë

Një veture Golf 5 i janë vjedhur katër rrotat në parkingun afër rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë.

Së bashku me katër rrotat, kësaj veture i është vjedhur edhe logoja identifikuese e Volkswagenit.

Image

Portali Koha.net raporton se ky është rasti i dytë i vjedhjes së rrotave brenda javës. Të martën i janë vjedhur rrotat një veture të tipit Shkoda Jeti.

Koha.net nuk ka mundur të vë kontakt me Policinë e Kosovës për asnjërin prej këtyre rasteve.

Image
Vjedhja e rrotave të Shkoda Jeti
Image