Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Bec të Gjakovës.

Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj, i ka thënë portalit Koha.net se viktima është gjetur i varur në shtëpinë e tij.

Sipas saj bëhet fjalë për një person të moshës 80 vjeçare.

“Me datë 23.02.2020 në ora 17:05, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se një person mashkull/ kosovar i moshës 80 vjeçarë është gjetur nga familjarët  i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili së bashku me Hetimet Rajonale kanë dalë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.