Kronikë

Policia në Gjakovë konfiskon armë të ndryshme pa leje

Foto: Ilustrim

Sektori i hetimeve i Stacionit Policor në Gjakovë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armbajtës pa leje, sot rreth orës 07:00 në fshatin Rracaj të Gjakovës ka ndërmarr dy bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe bazuar në Urdhëresën e Gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Gjatë kontrollit të lokacionit të parë, të shtëpisë së personit D. B ( dl. 21.09.1968) ka gjetur dhe konfiskuar armët si vijon”, thuhet në njoftimin e PK-së, duke përmendur 1 pushkë gjysmë automatike kal. 7.62 X35mm me nr. serik 325142 prodhim –Poliqan , Shqipëri, 1 Pistoletë me gazë nr. serik 1371208, 1 karikator ( i pistoletës me gazë, 9 fishekë kal.NN, 1 parë dylbi model "KONUS".

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e A. B gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar këto armë”, thuhet në njoftim, duke theksuar se ato janë 1 pushkë –snajper nr. serik 262773 kal. NN prodhim Kragujevac –Serbi, 1 pushkë sportive (ajrore) model "KRAL" me dylbi nr. serik S-57661.

“Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.