Kronikë

Drejtori i shkollës së mesme në Berat ngacmon seksualisht dy nxënëse

Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënëseve. Yzedin Hajdari, 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua nga seksioni për krimet.

Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse të shkollës së mesme "Babë Dudë Karbunara", transmeton tch.

Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave, të cilat kanë rrëyfer skenat e turpshme të drejtorit të gjimnazit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Shpërdorim i detyrës”.