Kronikë

Tre të arrestuar në Gjakovë për kontrabandim me mallra

Foto: Koha / Ilustrim

Dy shtetas të Shqipërisë dhe një i Kosovës janë arrestuar në Gjakovë për kontrabandim me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 kg duhan i pa përpunuar, i cili mall dyshohet që është i kontrabanduar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.