Kronikë

Vriten drejtori i OSHEE-së dhe pronari i një televizioni në Vlorë

Të shtëna armësh zjarri janë verifikuar pasditen e sotme në një lokal tek Sheshi i Flamurit, në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë, transmeton tch.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave një nga viktimat është drejtori i degës lokale të OSHEE-së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), Roland Saliu.

Ndërkohë, personi tjetër është shtetasi Everest Hyseni, pronar i një televizioni privat në qytetin bregdetar. Ai ka ndërruar jetë në spital. Agjentët të shumë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerë janë vënë në kërkim të autorëve, duke ngritur postoblloqe.

Pas kërkimeve të para, uniformat blu kanë gjetur një mjet të braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.