Kronikë

Një i vdekur në një aksident në Elbasan

Foto: Koha / ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Murras, ndërsa viktima është S.S 35-vjeç.

Sipas policisë 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi S.S.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.