Kronikë

Në Kosovë arrestohet i arratisuri më i kërkuar në Austri

Descriptive Text

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës sot kanë arrestuar njëri nga të dyshimtit më të kërkuar për vepra penale në Austri, ka kumtuar Shërbimi federal kriminalistik i Austrisë, transmeton Koha.net

Policia austriake, siç njoftojnë medie austriake, para tetë vjetësh kishte shpallur fletë arrestin për 32 – vjeçarin për shkak të përpjekjes për vrasjen e një polici.

Ai gjendej i dyti listën e më të kërkuarve nga Policia austriake.

I arrestuari nuk do të mund t’i dorëzohet Austrisë pasi që ndërmjet Kosovës e Austrisë nuk ka marrëveshje për ekstradim.

Gjykimi, siç është theksuar në kumtesë, do të organizohet me siguri në Prishtinë.

I arrestuari në vitin 2009 në Vjenë me thikë i kishte shkaktuar plagë të rënda me rrezik për jetën një polici.

Polici e kishte ndaluar të dyshimin te parku në afërsi të Qendrës klinike për ta legjitimuar. I dyshimti kishte filluar të ikën e gjatë ikjes e kishte plagosur policin.

Edhe në vitin 2006 ai i kishte therur me thikë disa veta gjatë përpjekjes për plaçkitje në Vjenë e ai dyshohet për plaçkitje edhe në Wilhelmsburg.

Policia për të kishte shpallur fletë arrestin e që nga viti 2009 gjendet në mesin e më të kërkuarve ndërsa që nga viti i kaluar fotografia e tij është në faqen e më të kërkuarve në Europë.

Policia austriake ia doli që n ë vitin 2009 t’i bjerë në gjurmë në rajonin e Deçanit, por për shkak të mungesës së marrëveshjes, nuk ishte e mundur të arrestohej e as të ekstradohej.

Ndryshimi ndodhi vjet kur Kosova u mor vesh për bashkëpunim të shtuar me policinë e Austrisë dhe kur në fund të vitit u përfshi në rrjetin evropian ENFAST.

Ambasada e Austrisë ka vënë kontakt me autoritete juridike të Kosovës dhe ka siguruar përkrahjen për zgjidhjen e rastit për të arratisurin.

Prokuroria shtetërore në Sankt Pelten në marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë ka vepruar tek autoritetet e Kosovës. Këtyre u është dorëzuar akti gjyqësor në gjuhën shqipe dhe pastaj njësitë speciale e rrethuan shtëpinë e të kërkuarit.

"Ishte krejtësisht i habitur dhe nuk rezistoi ndaj arrestimit. Ai u dërgua në Pejë e ditëve në vijim sigurisht do të transferohet në Prishtinë ku dhe do të gjykohet”, thotë kumtesa.

Edhe EUROPOL sot ka kumtuar se në Kosovë është arrestuar njëri nga të arratisurit më të kërkuar në Austri.

është ende në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.