Kronikë

Dyshohet se një polic është vetëvrarë në veri të Mitrovicës

Foto: Koha / ilustrim

Dyshohet se një polic ka bërë vetëvrasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në rrugën e "Kolashinit" në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.

KP ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por pa sukses.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti, por ka qenë e pamundur.