Kronikë

Goditet organizata e heroinës në Spanjë, bosi një shqiptar

Goditet organizata e heroinës në Spanjë, bosi një shqiptar

Njëmbëdhjetë persona u arrestuan si pjesë e një operacioni të përbashkët antidrogë, që çoi në sekuestrimin e 20 kg heroinë, raportuan këtë të hënë mediat spanjolle.

Zyrtarë të policisë spanjolle informuan për operacionin në kuadër të së cilit u kryen arrestime në Galicia dhe Madrid, duke konfirmuar se në pranga u vu dhe një shqiptar rezident në “Illa de Arousa”.