Kronikë

Tre të arrestuar për prostitucion në Fushë Kosovë e Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona janë arrestuar për prostitucion në Fushë Kosovë e Gjilan brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, në Fushë Kosovë është arrestuar një grua për veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”. E njëjta është kapur nga policia pasi nuk iu është përgjigjur ftesave të organeve kompetente.

Pas arrestimit e dyshuara është dërguar për intervistim dhe pastaj është liruar.

Ndërkaq në Gjilan janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe një femër rome, nën dyshimin e bazuar se janë marrë me prostitucion.

Me vendim të gjykatës të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë.