Kronikë

Babai e raporton në polici vajzën e zhdukur që nga 6 dhjetori i 2019-s

Foto: Ilustrim

Është zhdukur një vajzë nga fshati Lubishtë e Vitisë.

Në raportin 24 orësh, PK-ja thotë se rasti ka ndodhur më 6 dhjetor të vitit 2019, porse s’jep më shumë detaje rreth zhdukje së vajzës.

“Me 13.01.202 një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, përfundon raporti, transmeton Koha.net.