Kronikë

Digjet edhe një veturë në Leposaviq

Descriptive Text

Brenda shtatë ditësh mbrëmë në Leposaviq është djegur edhe një veturë. Bëhet fjalë për një “Fiat Punto”, me targa të Mitrovicës ngjyrë gri, pronë e A.D. (1976). Kështu raporton KoSSev, portal në gjuhën serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe sipas tij këtë ia ka konfirmuar zëvendës-komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, major Besim Hoti, transmeton Koha.net.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me policinë hetimore dhe zjarri është lokalizuar shpejt.

Vetura është djegur pjesërisht.

Automjeti ishte i parkuar para ndërtesës ku jeton pronari, në rrugën 24 Nëntori.

Në parking ka pasur edhe shumë vetura të tjera.

Siç i ka deklaruar RTV Mir pronari i veturës së djegur ai “me askënd nuk ka pasur ndonjë ngatërresë”

Prokurori kujdestar pasi është informuar për rastin veprën e ka kualifikuar “zjarr i qëllimshëm”.

Kjo është vetura e katërt në komunën e Leposaviqit që është djegur hjatë muajve të shkuar, nga të cilët javën e shkuar vetura e, siç trajton KoSSev-i, shefit të Qarkut të Mitrovicës, dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiqit.

Duke përjashtuar rastet e hedhjes së bombave, kjo është djegia e 45-të e veturave që nga vitit 2014 në mjerdiset ku jetojnë serbët, transmeton Koha.net raportimin e KoSSev-it.