Kronikë

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë për dhunë në familje.

Sipas raportit të Policisë, në Lipjan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc ankuesi mashkull, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar te familja e saj. Rasti në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti e kishte kanosur verbalisht viktimën femër me të cilën ishte në lidhje martesore dhe tani janë në proces të shkurorëzimit.

Edhe në Kamenicë e Gjilan janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërkaq në Prizren është arrestuar e dyshuara femër, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet.