Kronikë

Aksident i rëndë trafiku në Kaçanik, humb jetën 17 vjeçarja

Sot në orën 12:50 minuta, në fshatin Kaçanik i Vjetër, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë 17 vjeçarja, F.T nga fshati Begracë.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale, Kaçanik i Vjetër – Begracë.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës F.H. 19 vjeç, me targa lokale, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, del nga rruga dhe përplaset në një lis.

Nga përplasja, F.T merr lëndime të rënda që edhe e quan drejt vdekjes.

“Pas trajtimit në Shërbimin Urgjent të Spitalit të Ferizajt, ngasësi me urdhër të Prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti i referohet Gjykatës”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Ferizajt.