Kronikë

Borxhi 75 mijë eurosh shkas i vrasjes në Pejë

Dorasi i vrasjes në Pejë merret vesh është djali i hallës së viktimës.

Merret vesh që dorasi ia kishte borxh viktimës një shumë prej 75 mijë euro, transmeton Koha.net.

Dy orë pas vrasjes në Pejë, Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë. Më herët ishte kapur njëri nga dy të dyshuarit, që siç merr vesh Koha.net, po ashtu janë babë e bir.

Vrasja ka ndodhur sot në Rrugën “Besnik Lajçi” në orën 12:10.

I vrari në Pejë është Ibrahim Neziri, 56 vjeç, nga fshati Zahaq i Pejës, ndërsa i plagosur është djali i tij 27 vjeçar.