Kronikë

Godet policin me veturë, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Një person në fshatin Komogllavë të Vitisë është arrestuar pasi e ka goditur me veturë zyrtarin policor i cili kishte qenë jashtë detyrës.

Policia njofton se zyrtari policor të dyshuarin e kishte ndalur, pasi me veturë kishte bërë vozitje të rrezikshme dhe ju kishte prezantuar se është polic, por i dyshuari e kishte nisë me vrull veturën dhe kishte goditë në këmbë policin, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe IPK-ja, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.