Kronikë

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Pejë, 23 dhjetor - Dje, më 22 dhjetor 2019 rreth orës 20:26 një ankues ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, ’Agush Gjoci’ në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura.

Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij, i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç ‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i Shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të Prokurorit të Shtetit për t’u sqaruar rrethanat e vdekjes.

Rasti i cilësuar hetim i vdekjes, është duke u hetuar nga hetuesit rajonalë DRP Pejë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.