Kronikë

Vëllai rrah motrën në Pejë, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Dje në fshatin Krushevc të Pejës ka ndodhur një dhunë familjare.

Sipas raportit 24 orësh, vëllai ka sulmuar fizikisht motrën, me ç’rast edhe u raportua rasti në Policinë e Pejës.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.