Kronikë

Policia e Malit të Zi sqaron: Vrasësit e policit në Igallo nuk janë nga Kosova, por nga Shqipëria

Foto: Vijesti

Të dyshuarit për vrasjen në Igallo të oficerit të policisë së Malit të Zi, Milutin Lekoviq, pretendonin se ishin nga Kosova. Ata kërkohen në Shqipëri për vepra të rënda kriminale, shkruan gazeta Vijesti me qendër në Podgoricë.

Shtetasi i Shqipërisë Luan Hasanaj (43 vjeçar) ka vrarë policin Millutin Llekoviq (41) ka deklaruar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, raporton gazeta podgoricase Vijesti, transmeton rtk.

Në komunikatën më të re për shtyp të policisë thuhet se me të ishin edhe shtetasit e Shqipërisë, Lulzim Hasanaj (49) dhe Nurë Hasanaj (67)

Tre të arrestuarit u kishin thënë policëve se janë shtetas të Kosovës.

Vrasësi i policit kufitar kërkohet nga organet e drejtësisë në Shqipëri për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Edhe i arrestuari tjetër Lulzim Hasanaj kërkohet për vrasje, ndërsa gruaja 67-vjeçare kërkohet nga drejtësia për kërcënim.

Policia ka deklaruar se të arrestuarit do të dërgohen para prokurorit të shtetit në Podgoricë në orën 16, raporton Vijesti.