Kronikë

Aksident mes trenit dhe një veture në Sllatinë, një i lënduar

Descriptive Text

Një aksident mes trenit dhe një veture është shënuar në orën 19:50 në fshatin Sllatinë.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime vetëm ngasësi i automjetit, në të cilin pos tij ishin edhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve të mitur.

Lajmin fillimisht e ka bërë me dije Mirsim Beqiri kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike KHAIA, në kuadër të zyrës së Kryeministrit. Rastin e ka konfirmuar për Koha.net edhe Daut Hoxhaj, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit, Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, ka thënë Hoxha për Koha.net.

“Përveç njësive policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal te Policisë të cilët janë marrë me rastin”, ka shtuar më tej ai.