Kronikë

Babai raporton në polici se dy të dyshuar me forcë ia morën vajzat e mitura nga shtëpia

Foto: Ilustrim

Dje në Ferizaj ka ndodhur një rast të cilin policia e ka identifikuar si “Sulm seksual”, porse nuk ka dhënë shumë detaje.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, me forcë kanë marrë dy vajzat e tij-viktimat femra K-Shqiptare (të mitura) dhe i kanë dërguar në një fshat, ku më pas i kanë braktisur”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.