Kronikë

Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar. Operacioni është kryer në brigjet e Brindizit, ku Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda të cilit u gjetën 186 pako me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, policia bëri një kontroll të detajuar të mjetit, pas deklaratave kontradiktore të shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda të cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do të përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës/K.J.