Policia britanike ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, Grineo Daka.
Sipas mediave të huaja është arrestuar Edison Brahimin 29 vjeç, banues në Camden Road, Islington. Gjatë ditës së sotme atij iu komunikua akuza përpara gjykatës “Thames Magistrates”.
Disa javë më parë për këtë vrasje u arrestua një tjetër shqiptar, Liridon Saliukës, 29 vjeç. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje, mbajtje arme pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.
Emigranti shqiptar Grineo Daka u ekzekutua me armë më 7 qershor rreth orës 03:00 në bilardon e quajtur “Phoenix Snooker Club”.
-
9 dhjetor 2019 16:46
-
Shpërndaje në: