Kronikë

FAST Kosova arreston një shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht përmes njësitit për persona të arratisur, FAST Kosova, ka arrestuar një shtetas çek i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit dërguar mediave, në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtarë për zbatim të ligjit.

“Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian, dhe i dënuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë vjet për vepër penale ‘mashtrim’ . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.