Kronikë

Arrestohet një person në Istog, i gjendet armë në shtëpi

Policia njofton se dje në Istog në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka arrestuar një person.

Sipas Policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë të modifikuara, një pushkë ajrore, dy pistoleta njëra artizanale tjetra me gaz, një dylbi- optikë i pushkës së gjuetisë, 98 fishekë të armëve të zjarrit të kalibrave të ndryshëm, 77 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm, një kuti me municion të pushkës ajrore si dhe 10 pjesë të mekanizmave të armëve.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.