Kronikë

Përpjekje për të rrëmbyer një të mitur në Drenas

Descriptive Text

Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 16:00 në Drenas një i dyshuar i panjohur e ka futur me forcë në veturë një vajzë të mitur.

Sipas Policisë, pasi që e mitura e ka kundërshtuar, i dyshuari e ka liruar duke e kanosur.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë./KsP.