Kronikë

Arrestohet pasi tentoi të paguajë në pompë të derivateve me 500 euro fals

Descriptive Text

Në Han të Elezit gjatë fundit të muajit nëntor është raportuar një rast për një person i cili kishte tentuar të paguajë me euro fals.

Rasti ka ndodhur më 29.11.2019, derisa arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, me datën 03.12.2019.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me datën 29.11.2019 në një pompë të derivateve kishte mbushë me derivate veturën e tij dhe për pagesë, ankuesit mashkull K/Shqiptar, ia kishte dhënë një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro e cila dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, gjithashtu nga i dyshuari është konfiskuar edhe një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.