Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë kapet në aeroportin e Prishtinës me pasaportë të parregullt

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës policia ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë, pasi i dyshuari gjatë kontrollit në dalje ka prezantuar pasaportën e Shqipërisë, të cilit i mungonin dy faqe.

Këtë mungesë e kishte vënë re policia kufitare dhe për pasojë dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në Gjykatë për Kundërvajtje dhe më pas është liruar.