Në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë tre të arrestuar për drogë Foto Ilustrim

Në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë tre të arrestuar për drogë

24 February 2017 12:57

Në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë policia ka arrestuar dje tre persona, të cilëve iu ka gjetur narkotikë.

Në Rr. “Bajram Gursel Sylejmani”, në Ferizaj, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës, dje në orën 22:30 është arrestuar një i dyshuar, mashkull, K-shqiptar. Atë policia e kishte ndalur në një pikë kontrolli të veturave dhe gjatë kontrollit i ka gjetur dhe konfiskuar një substancë të dyshuar narkotike të llojit të dyshuar kokainë.

Lidhur me rastin janë konfiskuar vetura e të dyshuarit dhe një telefon celular, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Po dje, por në Rr. “Shaban Shala” të Prishtinës, -është arrestuar një tjetër i dyshuar, mashkull, K-shqiptar, pasi atij iu gjet dhe iu konfiskua një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Por ky, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Rr. “Mbretëresha Teutë” të Mitrovicë dje, në orën 23:40 policia ka arrestuar një mashkull, K-shqiptar, pasi gjatë kontrollit atij iu gjet dhe konfiskua substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Edhe ky me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, saktësohet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme