Kronikë

Kapet në Stançiq duke kontrabanduar duhan

Në fshati Stançiq të komunës së Gjilanit, njësiti policor dje ka ndaluar automjetin Ford me targa të Maqedonisë, që drejtohej nga i dyshuari mashkull, shqiptar, shtetas i Maqedonisë.

Gjatë kontrollit në veturë është vërejtur se ishte duke transportuar duhan të papërpunuar, që dyshohet se është kontrabanduar. Sasia e mallit së bashku me veturë dhe dokumente janë konfiskuar.

Nuk raportohet për të arrestuar.