Dy punonjës së KEDS-it kërkojnë ryshfet nga 100 euro nga një qytetar, arrestohen Foto: Koha / ilustrim

Dy punonjës së KEDS-it kërkojnë ryshfet nga 100 euro nga një qytetar, arrestohen

02 December 2019 20:08

Policia e Kosovës njofton se sot, me datë 02.12.2019, në stacionin policor në Pejë, shtetasi viktimë ka raporton se dy të dyshuar (punëtorë të KEDS-it) të veshur me uniform te KEDS-it, kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë thënë “Ti po harxhon rrymë shumë”.

Viktima është përgjigjur se e ka ngrohjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Pas kësaj, të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro.

“Viktima ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në stacionin policor në Pejë. Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njësiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marrë paratë nga viktima”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, shtetasit G.G. i lindur vitin 1965 dhe B.Th. i lindur 1974 që të dy meshkuj shqiptarë, janë arrestuar dhe pasi janë intervistuar me urdhër të Prokurorit të shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor 48 orë. Ndaj tyre do të ndërmerren masa adekuate ligjore, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme